Gjin Marku, kreu i komitetit të Pajtimit Ndërkombëtar të Gjaqeve, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, vrasja e Liridona Ademajt.
Ai theksoi se nuk ka qenë dakord me daljet publike të babait të Naim Murselit, Shaban Murselit.
Sipas tij ky i fundit duhet të heshtë dhe të mos ndikohet nga opinioni publik.
“Nuk kam qenë dakord me daljet e tij në media sepse kam pritur që në fillim që ai të heshtë dhe të ishte me një dhimbje shumë më të madhe se vetë familja e viktimës. Ai nuk duhet të kishte folur pavarësisht nga presioni që mund të kishte nga mediat. Ai duhet të heshtë dhe të mbante një qëndrim të qartë se kjo nuk i përket vetëm familjes së tij por dhe jashtë familjes së tij. Është produkt që djalin e ka mbërthyer një e keqe shumë e madhe në shoqëri”, tha ai në Euronews Albania.