Ne Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, te henen e kaluar u mbajt nje aktivitet ndryshe nga ata qe jemi mesuar t’i shohim.
Me moton PROMOVOJME KULTUREN TRADICIONALE, nxenesit e klasave X7,8,9,10 dhe 11 mbeshtetur nga drejtoria e shkolles dhe udhehequr nga profesoresha e Gjuhes dhe Letersise Shqipe, Shqipe Sijarina Jakupi, pas nje pune te vazhdueshme disa javore realizuan nje muze etnografik, muze te improvizuar ne hollin e shkolles. Gjithcka kishte lindur nga nje teme mesimore perputhur me muajin nentor. Kishte filluar me nje prezantim ne klase e ishte shnderruar ne nje projekt te madh.
Per pak minuta te pranishmit u kthyen prapa ne kohe per te shijuar aromen e jetes se dikurshme qe ndoshta disa nga ta edhe e kishin jetuar.
Pjese e muzeut ishin veshjet popullore shqiptare, stili dhe orendite shtepiake, instrumentet popullore, mjetet e punes, lojerat, paja e nuserise, dasmat, kenget, lindja e familja, me nje fjale vete jeta tradicionale. Kater dhoma te improvizuara pasqyruan te gjalle ate jete.
Loja e filxhaneve, marrja e nuses me kenge e zakonet percjellese, ninullat dhe perkundja e djepit, sofra e shtruar e pritja e mysafireve si dhe lartesimi i flamurit kombetar u paraqiten aq bukur permes atij ambienti dhe lojes skenike te nxenesve. E gjithe kjo rrefyer nga nje rrefimtare me nje gjuhe aq te paster qe e madheshtoi edhe me shume ate eveniment.
Me pas mysafiret u ftuan te jene pjese e sofres se shtruar qe te shijojne ushqimet tradicionale te pergatitura nga nxenesit, duke u shoqeruar me kenge nga zerat melodik te nxenesve. Krejt ne fund ata paten mundesi edhe nje here t’i shohin se afermi te gjitha ato rrenje te kultures sone.
Programi u pelqye nga te pranishmit. Ishte shume mbreselenes per perfaqesuesit e muzeut te qytetit prof. Gjylshen Berisha dhe prof. Sherafedin Kadriu, te cilet shprehen fjalet me te mira per organizimin, duke ofruar bashkepunim ne menyre qe ky muze i improvizuar te bartet ne muzeun e qytetit dhe per nje kohe te jete i hapur per vizitoret.
Qellimi i ketij aktiviteti ishte te nxiten nxenesit ne njohjen dhe ruajtjen e trashegimise kulturore shqiptare duke mos harruar kush jemi dhe nga kemi ardhur.
Pak më ndryshe!
Ndani këtë artikull