Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka prezantuar edhe të dhënat e projektit që e kishte prezantuar qeveria Haradinaj.
Ky është reagimi i plotë i tij:
I korruptuar dhe mashtrues.
Me datën 28 shkurt 2019 kemi prezantuar projektin Kjevë- Zahaq përmbledhur në 240 dosje që përmbaheshin me të dhënat e detajuara për këtë autostradë dhe elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore me rreth 32 kilometërshe dhe autostrada do të mbantë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane me kosto prej 238 milionë euro mjetet për realizimin e saj ishin siguruar me kredinë e BERZH-it.
Sot mashtruesi dhe i korruptuari paskën filluar zgjerimin e 11 km rrugë me kosto 90 milionë euro duke e shkatërruar projektin më të madhe për zonën e Dukagjinit, projekt i cili do të lidhte Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën, Klinën dhe Isogun me gjitha rrugët dhe autostradat e Kosovës.
Sqarim/Fakte:
Qeveria Haradianj
Autostradë e mbyllur me standarde evropianë
32 km – 238 milion euro
1 km autostradë + shpronësim = 7,437.500.00
Qeveria Kurti
Zgjerim i rrugës
11 km – 90 milion euro
1 km rrugë = 8,181.812.00
744,312.00 më shumë për ZGJËRIM rruge për çdo kilometër do të paguajnë qytetaret e Kosovës.
Kapaciteti i tyre është për vjedhje të mëdha e rrugë të vogla.