Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar sonte se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për planin franko-gjerman, por sipas tij, do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit.
Ai shtoi se një marrëveshje eventuale do të largojë barrierat në mes të dyja shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.
“Marrëveshja do të sjellë mundësi të reja financiare përmes investimeve të reja dhe mundësi të reja punësimi për të gjithë në Kosovë dhe Serbi. Nuk do të ketë burokraci të panevojshme dhe më shumë tregti”, tha ai, pas takimit të zhvilluar të hënën mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Diplomati spanjoll u shpreh se janë dakorduar me të dyja palët që të ketë përmbajtje nga çdo veprim i pakoordinuar në terren që “do të sjelltë rrezikim të punës në progres”.