Gjilan, 19 korrik 2025 – Kompania e njohur Palma Mobilje, e cila njihet për cilësinë, dizajnin modern dhe përkushtimin ndaj klientëve, ka njoftuar se showroom-et e saj do të jenë të hapura edhe ditëve të diel, duke ofruar një mundësi shtesë për të gjithë ata që kërkojnë mobilje elegante për shtëpinë e tyre.
Nën moton “Edhe këtë të diel, dyert tona janë të hapura për ju!”, Palma u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vizitojnë showroom-et në Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Pejë, ku do të kenë mundësi të zbulojnë koleksionet më të reja, të dizajnuara për të sjellë stil, komoditet dhe funksionalitet në çdo hapësirë banimi.
Showroom-et do të jenë të hapura çdo të diel, nga ora 10:00 deri në 16:00, për të ofruar fleksibilitet më të madh për klientët që zakonisht kanë kohë të lirë gjatë fundjavës.