Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në “Stop” presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi. Ai tha se presioni u bëhet nga doganierët në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm.
“Jam një biznesmen shqiptar që jam me transportin e makinave dhe njerëzve brenda dhe jashtë shtetit. Na grinë policia e Maqedonisë, të doganës. Jo ryshfet, por u japim rroga çdo ditë, nga 500 Euro, 700 euro të gjithë makinat. Te dogana i kërkojnë në atë formë, që këtu është ligj që çdo pasagjer i Shqipërisë që të futet këtu, të paguajë lek. Ka qenë 50 Euro, por tani ka rënë 20 Euro. Ryshfet. Për çdo person. Unë çoj 20-30 pasagjerë. Për çdo pasagjer duhet me u dhënë nga 20 Euro. Ku futemi atje thonë se shefi do me u taku. Për çfarë arsye? Janë shqiptarë të Maqedonisë. Po nuk u fut 1 mijë Euro apo 7 mijë Euro në xhep është e pamundur. Në dalje paguajmë nga 10 Euro. Me vajt sepse me u kthy ka ligj tjetër. Na thonë na fut ndonjë kafe. Edhe detyrohesh me ia fut një kafe. Varet, edhe kalo thotë. Shqiptarë të Maqedonisë. Bëhet fjalë në doganën e Maqedonisë që lidhet me Hanin e Elezit. Edhe ata të Kumanovës marrin”, tha denoncuesi.
“Stop” solli regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinës dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni.
Në fakt, i infiltruari i “Stop” ishte nisur për në doganën e Hanit të Elezit për të zbuluar korrupsionin atje, por në mënyrë të turpshme dhe të pakuptueshme një polic kufitar i Morinës i kërkon 10 Euro “kafe” ryshfet.
Polici në Morinë: Ku po shkoni?
Qytetari: Në Maqedoni…janë të këqij këta, janë të poshtër.
Polici në Morinë: Kafe keni pi…?
Qytetari: Ëëë?
Polici në Morinë: Ndonjë kafe, a ke pi?
Qytetari: Vallaj, kafe kena pi.
Polici në Morinë: A ke ndonjë send me na thanë?
Qytetari: E do një..?
Polici në Morinë: Po!
Qytetari: Hajde po ta jap një kafe te vogël. (nuk kuptohet)
Polici në Morinë: Hajde kalo…!
Qytetari: Shumë faleminderit!
Edhe në doganën maqedonase në Hanin e Elezit, punonjësit e kufirit kërkonin para pa asnjë vështirësi.
Polici, Hani i Elezit: Fute tek krahu tjetër edhe hajde…!
Qytetari: Po, bre. Si ia kaluat? A jeni mirë?
Shefi, Hani i Elezit: Po po, ec…!