Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit janë publikuar fotografi prekëse së vajës së tij para varrit.
Në llogarinë zyrtare të Vetëvendosjes, kanë publikuar disa fotografi ku shihet vajza e Astrit Deharit duke lënë lule pranë varrit të babait të ndjerë.
Në trevjetorin e vdekjes së Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh, përfshirë edhe marshi me moton: “Një popull për drejtësi”.