Aplikacioni për Kompani/Organizatë
Më 30 maj (e enjte), në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, organizohet Panairi i Punës. Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Gjilanit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Për kompanitë/Organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.
Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.
Organizatorët do të sigurojnë:
Një shtand (2m x 2m) falas, për kompanitë/institucionet që plotësojnë kriterët. Shtandi përfshin: etiketën me emrin e kompanisë, një info-desk (info-tavolina) ku mund të prezantohen materialet promovuese një tavolinë me mbulesë dhe dy karrika për t’iu mundësuar intervistimin. Vërejtje: Prizën për rrymë (vetëm nëse paraprakisht kërkohet/konfirmohet nga kompania).
Mundësi për qasje në internet
Promovimin e panairit, dhe pozitave të lira të punës dhe praktikës, përmes medieve sociale dhe elektronike, dhe posterave.
Përgatitjen e kandidatëve për intervista dhe përgatitjen e CV-së
Nëse jeni kompani/organizatë që ofroni vende të lira të punës ose punë praktike në regjionin e Gjilanit dhe plotësoni kriteret:
Jeni të regjistruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës/Ministrinë e Administratës Publike.
Keni numër më të madh të pozitave të lira për punë dhe punë praktike.
Konfirmoni pjesëmarrjen në afatin e përcaktuar.
Plotësoni të gjitha fushat dhe dërgoni me sukses aplikacionin.
Për të aplikuar plotësoni fushat e mëposhtme.
Vërejtje: Fushat të cilat kanë * janë të obligueshme për ta dërguar aplikacionin me sukses.
Informatat për kompani/organizatë:
http://yesforkosovo.org/aplikacion/panairi-punes-gjilan-2018-salla-e-sporteve-bashkim-selishta-25-maj-2018/