Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se PAP testi është shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në QKMF Gjilan.
Ai tha se ky shërbim është mundësuar nga bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC.
Për termine të PAP testit numri kontaktues është 044 294 094 nga e hëna deri të premten brenda orarit të punës. Ndërsa, mostrat meren të mërkurën nga ora 07:00 deri në 14:00.