Gjilani dhe Drita ka ndarë pikët në duelin e zhvilluar mbrëmë në kryeqytet, me sfidën e vlefshme për javën e 26-të, në Ipko Superligë.
Në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri”, takimi nuk solli raste dhe lojë të bukur, por luftë dhe shumë duele të forta në fushë që e karakterizoi këtë derbi, ku dhe dy skuadrat përfunduan takimin me nga një futbollist më pak duke u ndëshkuar me të kuq.Fillimisht ishte Ansi Nika i cili pas një ndërhyrje në Lecin u sanksionua direkt me të kuq dhe në minutën e 16-të, skuadra e Gjilanit mbeti me një futbollist më pakë në fushë.Më mirë nuk shpëtoi as Haxhi Neziraj i Dritës, i cili në fundin e pjesës së parë në një duel me Endrien Maganin, luan rrezikshëm me dorë dhe gjyqtari Dardan Çaka edhe një herë e nxorri kartonin e kuq nga gjepi i tijë duke ja drejtuar Nezirajt.Vlenë të ceket se në pjesën e parë nuk pati ndonjë rast të rrezikshem nga dyja skuadrat që përfundoi me rezultat të bardhë 0 me 0.
Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë e luftuar me dy skuadrat që kishin disa mundësi shënimi por që u treguan të vëmendshme edhe në fazën e mbrojtjes.Rasti më i rrezikshëm vie në minutën e 90′ me Nwabueze i cili pas një gabimi nga lojtarët e Gjilanit merr topin dhe del në pozit ballore me portierin Haxhihamza, i cili tregohet i vëmendshëm duke e bllokuat topin.Pas dy minutave lojë Gjilani doli në rast të mirë shënimi, ku pas një harkimi nga e majta, topin e godet me kokë i inkuadruari në pjesën e dytë, Edison Kqiku, i cili gjuajti afër portës duke mos goditur cakun dhe duke lënë shifrat sikurse ato të fillimit 0 me 0.