Në Gjilan po qarkullojnë kartmonedha fallso.
Dy raste të falsifikimit të parasë kanë ndodhur në Gjilan.
Në rastin e parë, një ankuese ka raportuar policinë se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ndërsa edhe rasti tjetër është raportuar nga një femër.
Sipas policisë, gjatë verifikimit të parave të deponuara, ankuesja ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar ndërsa hetimet në lidhje me rastet ende po vazhdojnë.