By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Paralajmërimi i SBAShK-ut pas vendimit të Kushtetueses: Presim që institucionet t’i ulin tensionet
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Paralajmërimi i SBAShK-ut pas vendimit të Kushtetueses: Presim që institucionet t’i ulin tensionet

Përditësimi i fundit: July 1, 2020 9:22 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshëm të Ligjit të Pagave, nuk po e presin aspak mirë punëtorët e sektorit të arsimit në Kosovë.

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, thotë se nuk e ka pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se janë duke u diskriminuar nga ana e institucioneve shtetërore.

Të ju them të drejtën gjithë Sindikatat që përfaqësojnë të punësuarit në sektorit e publik nuk e kanë pritur mirë. Pas dy pezullimeve që kishin krijuar një atmosferë jo të këndshme, pastaj në një situatë që punuam si shkak i pandemisë”.

Jashari për EO tha se Kushtetuesja është dashur që ta miratojë këtë ligj, duke dhënë edhe rekomandime në pikat që bien ndesh me këtë institucion, në mënyrë që Kuvendi t’i përmirësojnë ato.

“Ne dje kemi pritur krejt diçka tjetër, madje duke u bazuar edhe në takimet që i kemi pasur me Avokatin e Popullit që e ka iniciuar këtë procedurë. Kemi pritur që Gjykata Kushtetuese të thotë po këtij ligji dhe të jap sinjal për implementimin e Ligjit të Pagave, duke pritur që Kushtetuesja të jap rekomandime që pikat që bien ndesh me ligjin, deputetët e Kosovës gradualisht t’i përmirësojnë”.

“Lajmi se është hedhur në tërësi Ligji i Pagave ka krijuar një atmosferë të keqe dhe është një lajm i keq, aq më shumë se opinioni e din se SBAShK-u u desh që ta ndërpremë mësimin e të mbajë greva për t’i përmirësuar koeficientin”, thotë ai.

Teksa ka folur për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Jashari thotë se vendimi i ka zhgënjyer gjithë punëtorët e sektorit publik. Madje, thotë edhe hapësira deri në implementim i zhgënjej edhe më tepër.

“Kanë qenë tepër të zhgënjyer dhe janë ndier keq, aq më tepër kur është aprovuar në Kuvend ky Ligj vitin e kaluar, ajo hapësira nëntë muajsh është pritur gjithmonë me shpresa dhe deklarata të institucioneve se kinse dhjetori do t’i gjejë të punësuarit në sektorin publik me ligj të ri”.

“Kemi raste në arsim kanë hyrë në kredi duke menduar se për aq do t’iu rritet paga do ta përballojnë kredinë më lehtë”, u shpreh Jashari.

Për hapat e mëtutjeshëm, Jashari thotë se do të insistojnë që Qeveria të reflektojë në këtë drejtim, e që së paku me rritje pagash t’i ulë tensionet e krijuara pas këtij vendimi.

“SBAShK-u është i vetëdijshëm se ndaj Kushtetueses nuk mund të veprojmë, po presim që diçka konkrete por që nuk e di çfarë do të ndodh”.

“Do të shohim dhe do të insistojmë që përkundër që Kushtetuesja e tha fjalën e saj dhe jemi tepër të pakënaqur, mbase shteti ynë duhet ta gjejë një zgjidhje të përkohshme që t’i ulë tensionet dhe ta bëj ndonjë hap, qoftë me ndonjë rritje eventuale të pagave”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata ka thënë se ka ardhur në përfundim se ligji i kontestuar nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve.

Aty ka theksuar se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin.

LAJMI I FUNDIT: Djali vret me thikë babain në Prizren
Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Kur thamë se përfundon në fund të vitit 2023, as për së afërmi s’ka qenë realisht
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Apel për Mbrojtjen e Ujëmatësve gjatë Sezonit Dimëror
Ministria e Mbrojtjes i reagon Haradinajt i cili tha se FSK-së i ka humbur një dron
Nis heshtja zgjedhore, nesër votohet në 21 komuna
Artikulli i mëparshëm A do të kthehemi sërish në karantinë totale, flet mikrobiologu i njohur
Artikulli tjetër Kryeministri Hoti pret të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.