Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot do të organizojë mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të SBAShK-ut, ku thuhet se arsyeja e këtij takimi është për të biseduar rreth vendimit për veprimet sindikale.
Në njoftim bëhet e ditur se takimi do të fillojë në orën 14:00.
“Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon takimin e jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive. (Salla e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, këtë takim e ka paralajmëruar të enjten kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.