Oda Hoteliere dhe Turistike të Kosovës paralajmërojnë se javën tjetër hiqen kufizimet për hapësirat e mbyllura.
Në takimet e rregullta me përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës nga rajonet e Kosovës në udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva, u informuan se, sipas dorëzimit të manualit për COVID- 19 dhe zvogëlimit të numrit të të infektuarve, në javën tjetër pritet të hiqen masat e kufizuara për bizneset hoteliere dhe turistike.
Po ashtu OHTK- ja, paralajmëron se edhe hapësirat më të mëdha, siç janë Sallat e dasmave, do të hapen, por natyrisht duke iu përmbajt strikt rregullave të parapara nga manuali, që është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.