Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur për testet që kryhen në IKSHPK dhe në laboratorë privatë.
“Laboratorët privatë janë rishtas, dhe shumica e testeve janë nga IKSHPK. S’mund të përziejmë testin PCR dhe atë serologjik. Testet serologjike flasin për diçka tjetër. Flasin për disa mundësi që mund ta keni pasë virusin, apo ndoshta jeni në fillim a në fund. Askund në botë këto teste nuk përdoren për diagnostifikim”, ka thënë ai në Info Magazine.
Infektologu më tej thase duhet të jemi të gatshëm edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
“Është shumë e vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë në vjeshtë. Ende s’është e saktë e s’ka studime nëse dikush që e ka kaluar, sa do të zgjasë pastaj imuniteti dhe a mund të sëmuret. Dhe sa është në masë të madhe përhapja e infeksionit. Po ashtu s’dihen as mutacionet apo ndryshimet që mund t’i pësojë ky virus. Praktikat tregojnë virusi mund të bëhet më agresiv.”