Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë, ka paralajmëruar grevë nëse deri më datën 20 të këtij muaji, kryeministri Albin Kurti nuk e tërheq qëndrimin e tij që kompanitë private t’ua pagujanë punonjësve nga 50 euro, me kusht që një gjë të tillë ta bëjë edhe Qeveria, dhe nuk rritet paga minimale me Ligj, raporton teve1.info
Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, tha në një konferencë për medie se pas pagesës së punonjësve publik nga 50 euro nga ana e Qeverisë dhe deklarimi i Kurtit se do ta bëjë një gjë të tillë edhe për punonjësit privat nëse kompanitë e tyre ua paguajnë të njëjtën shumë, është ofendim për ta.
“Të jepet kushtëzimi lidhur me kompanitë private që nëse kompanitë private i japin 50 euro i jap edhe unë, unë bëjë me dije se nëse nuk e heq këtë kushtëzimi i themi kryeministrit merri këto mjete edhe dërgoj ku të duash dhe shpresoj që të mos jetë një mashtrim i radhës”, tha Azemi.
Ai tha se shpreson që Kurti këtë pozicionim nuk e ka bërë vetëm për çështje personale.
Sindikata e punonjësve të sektorit privat, po ashtu ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë.
Kërkesën e sindikatës e kanë mbështetën të gjitha Shoqatat e punëtorëve privat që janë pjesë e Sindikatës, derisa janë shprehur të gatshëm të hyjnë në grevë me kërkesë-rritjen e pagave.
Punonjësti privat si: mirëmbajtës teknik, pastrues e shërbime tjera që punojnë nëpër institucione publike, marrin pagë prej 170 euro për punonjës mbi moshën 35 vjet dhe 130 për ata nën këtë moshë.
Kërkesa e tyre është rritja e pagës minimale në 250 euro me ligj.