Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/