Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të ketë edhe intervale me diell.
“Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të dobët shiu”, njofton Meteo Kosova.
Ndërkohë, pritet që era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 14-36 km/h.
“Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C”.