Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike me masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot stabil, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Mot kryesisht me diell do të mbajë edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë një front i ftohtë pritet të kaloj mbi rajon, ku do të sjellë vranësira dhe mundësi për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave.
16.03 – Butë, pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.
17.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
18.03-19.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.