Temperaturat do të marrin një trend të rritjes, minimalet deri në 0C e 1C, e maksimalet në 7C e 8C. Tek nga fundjava e ardhshme shfaqen sinjale për të reshura si shiu e dëbore, me një tendencë të rënies së temperaturave.
Maksimalet zbresin në 3C e 4C, e ato minimale nën 0C.
Java e dytë e janarit, pas datës 6, për momentin mund të jetë më e ftohtë, me temperatura maksimale që zbresin pranë 0C, e ato minimale deri në -5C. Pritet të ketë më shumë vransira, por dhe gjasa për të reshura, që me gjasë do të jenë në formë dëbore, me rënie të temperaturave.