Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin t -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.