Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-47 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.