Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 15-38 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 21°C. /MeteoKosova/