Moti sot do të jetë i ndryshueshëm. Pjesa e parë e ditës do të jetë me rreze dielli, por gjatë ditës mund të ketë edhe vranësira dhe reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.