Për sot pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell sidomos paradite dhe në mesditë. Pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, më të koncenktruara në pjesën veriore të vendit.
Gjatë ditës rritje e temperaturave dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 21 ose 22 gradë Celsius.
Nga e marta do të fuqizohen rrymimet ajrore nga veriu, kështu që na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë edhe riga të herëpashershme shiu kryesisht të dobëta. Në viset e larta do të paraqiten fjollat e para të borës. Në viset bregdetare më shumë diell e më ngrohtë, por edhe atje mbetet relativisht freskët.