Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e dytë e muajit prill do karakterizohet me mot të ndryshueshëm. E hëna do jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. E marta do vazhdojë me kushte të njëjta meteorologjike por që vende-vende parashihen riga shiu.Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-14 gradë Celsius.“Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.