Të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, veçanërisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Në zonat e larta malore priten reshje bore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat do të pësojnë sërish ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/