Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu. Në zonat a larta malore reshje të pakta bore.
Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 6-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 9°C. /MeteoKosova/









