Java ka filluar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe masave më të ftohta ajrore, dhe si e tillë parashihet që pak a shumë të vazhdojë edhe në ditët vijuese, me përjashtim të ndonjë reshjeje të izoluar të martën dhe me tendencë për më shumë reshje drejt fundjavës, kryesisht në formë shiu për shkak të rrymimeve më të ngrohta ajrore.
Dita e martë pritet të nisë me diell në orët e mëngjesit, por më pas do të pasohet nga masa të ftohta ajrore, të cilat gjatë ditës dhe mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje të pakta lokale bore. Rreth mesnatës pritet kthjellim i motit.

