Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu. Reshjet më të intensifikuara priten të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në perëndim të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-50 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C. /MeteoKosova/

