Me kthjellime e diell parashihet të fillojë dita e shtunë, ku orëve të hershme të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjve, mund të formohen edhe shtresa mjegulle apo mjegulline.
Ditën vranësirat shtohen, e më vonë duke shkuar nga mbrëmja të reshura shiu përfshinë vendi, së pari pjesëve perëndimore e gjatë natës me kalimin në ditën e diel, parashihen edhe reshje shiu më intensive. Zonave malore reshjet kryesisht do të jenë dëbore.
Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e gjatë ditës shkojnë në 10C e 12C. Pasdite dhe në mbrëmje frynë erë mesatare juglindore 4-9m/s.
Kohë pas kohe reshje lokale shiu parashihen për ditën e diel, me mundësi të shoqërohen me bubullima. Nuk mungojnë intervale me diell paradite. Temperaturat maksimale mbesin në vlera prej 10C e 11C. Vranësirat mbesin më dominante ditën e hënë. Më vonë pasdite dhe mbrëmjes sërish reshje shiu paraqiten në pjesë të vendit, e me kalimin në ditën e martë, me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje dëbore. Temperaturat zbresin në 1C e 3C. Deri në mbrëmjes reshjet pushojnë, ndërsa ditën e mërkurë parashihen më shpesh intervale me diell, por mbetet mot i ftohtë, me maksimale vetëm prej 5C, e minimalet zbresin në -2C. Nga dita e diel frynë më shpesh erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. /Mendimi për motin/

