Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në regjionin e Podujevës, me shpejtësi prej 15-52 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C. /MeteoKosova/