Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.
Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive. Gradualisht gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen.
Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/