Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.”, ka bërë të ditur IHMK.
Të martën, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.”
Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, derisa në viset përreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.”, ka informuar instituti.
Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, vetëm se në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.”
Ndërkaq, dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.”