Kohëve të fundit, kryesisht pas liberalizimit të vizave, qytetet e kafenetë në Kosovë po janë dukshëm më të zbrazëta. E kjo gjë po ndikon te disa biznese në Kosovë. Biznesmenët thonë se ka rënie në qarkullimin e tyre, e ekonomistët presin që daljet jashtë vendit të kosovarëve të ndikojë në aktivitetin ekonomik kryesisht të bizneseve të gastronomisë.
Biznesmeni Burim Piraj, ka thënë fluksi i turistëve kosovarë në vendet e Bashkimit Evropian ka ndikuar në rënien e shitjeve me pakicë si dhe në rënien e punës në sektorit e gastronomisë.
“Fluksi i turistëve nga Kosova në Evropë po ndikon në ekonominë Kosovare, dhe vërehet një rënie e shitjeve me pakicë si dhe rënie e punës së gastronomisë në përgjithësi”, ka thënë ai.
Piraj thotë se harxhimet e kosovarëve në vendet e BE-së, kufizojnë shpenzimet në vendlindje, pasi për të vizituar këto vende, duhet që familjet të kenë buxhet më të lartë, e që sipas tij, çon në kursim dhe kufizim të shpenzimeve në vend.
“Që nga mbarimi i luftës më 1999 për Kosovarët vendi më atraktiv për turizëm ka qenë Shqipëria e deri diku edhe Turqia. Mirëpo pas liberalizimit të vizave me BE ka një fluks vizitash nga Kosovarët ka filluar drejt BE-së e që harxhimet në BE nuk janë si ato në Shqipëri dhe Turqi dhe për një ekonomi familjare Kosovare pas harxhimeve të mjeteve atje, duhet një kursim dhe kufizim i harxhimeve në vendlindje”, thotë ai.
Më tej, ai është shprehur i shqetësuar për atë se çfarë mund të ndodhë më ekonominë e vendit tonë.
AKTUALE
KRONIKA
BOTA
EKONOMIA
SHOWBIZ
SPORT
ZËRAT
AUTO&TECH
DOSIER
JETË
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
SHPALLJE
Paratë e kosovarëve do të shpenzohen jashtë vendit: Vërehet rënie e qarkullimit te këta sektorëFoto: Laura Hasani
Paratë e kosovarëve do të shpenzohen jashtë vendit: Vërehet rënie e qarkullimit te këta sektorë
EKONOMIA
February 25, 2024 – 17:14
SHPËRNDAJE:
Kohëve të fundit, kryesisht pas liberalizimit të vizave, qytetet e kafenetë në Kosovë po janë dukshëm më të zbrazëta. E kjo gjë po ndikon te disa biznese në Kosovë. Biznesmenët thonë se ka rënie në qarkullimin e tyre, e ekonomistët presin që daljet jashtë vendit të kosovarëve të ndikojë në aktivitetin ekonomik kryesisht të bizneseve të gastronomisë.
Biznesmeni Burim Piraj, ka thënë fluksi i turistëve kosovarë në vendet e Bashkimit Evropian ka ndikuar në rënien e shitjeve me pakicë si dhe në rënien e punës në sektorit e gastronomisë.
“Fluksi i turistëve nga Kosova në Evropë po ndikon në ekonominë Kosovare, dhe vërehet një rënie e shitjeve me pakicë si dhe rënie e punës së gastronomisë në përgjithësi”, ka thënë ai.
Piraj thotë se harxhimet e kosovarëve në vendet e BE-së, kufizojnë shpenzimet në vendlindje, pasi për të vizituar këto vende, duhet që familjet të kenë buxhet më të lartë, e që sipas tij, çon në kursim dhe kufizim të shpenzimeve në vend.
“Që nga mbarimi i luftës më 1999 për Kosovarët vendi më atraktiv për turizëm ka qenë Shqipëria e deri diku edhe Turqia. Mirëpo pas liberalizimit të vizave me BE ka një fluks vizitash nga Kosovarët ka filluar drejt BE-së e që harxhimet në BE nuk janë si ato në Shqipëri dhe Turqi dhe për një ekonomi familjare Kosovare pas harxhimeve të mjeteve atje, duhet një kursim dhe kufizim i harxhimeve në vendlindje”, thotë ai.
Më tej, ai është shprehur i shqetësuar për atë se çfarë mund të ndodhë më ekonominë e vendit tonë.
“Ekonomia jonë nuk e ka atë fuqi që të përballon lehtë harxhimet jashtë vendit por shpresojmë se do të kemi zhvillime pozitive në ekonomi e që sipas mendimit tim nuk janë në nivelin e duhur, ashtu siç ka nevojë Kosova, për të arrit shkallën ekonomike të vendeve që e rrethojnë dhe të Unionit Evropian”, ka thënë ai.
“Mjetet e kursyera do të shpenzohen jashtë vendit”
Profesori i Ekonomisë, Bashkim Mustafa, në një bisedë me Nacionalen, ka shpjeguar për ndikimin ekonomik të daljes së qytetarëve për vizita jashtë vendit.
Mustafa ka thënë se kjo gjë ka ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik të bizneseve, kryesisht ato të gastronomisë sepse qytetarët paratë e tyre do t’i shpenzojnë jashtë vendit.
“Liberalizimi i vizave është një mundësi shtesë për qytetarët edhe është vërejtur që në dy muajt e këtij viti e kanë shfrytëzuar me udhëtime dhe vizita jashtë vendi. Sigurisht që rënia e qarkullimit është vërejtur në sektorët e gastronomisë dhe kjo ka impakt të drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik. Bizneset duke e pasur informacionin që një kohë është dashur të marrin masa preventive për tejkalimin e kësaj sfide”, ka thënë ai.
Ekonomisti Mustafa beson se ky trend do të vazhdojë gjatë tërë vitit dhe se duke e parë gjendjen ekonomike në vend, inflacionin dhe mungesën e “masave të duhura ekonomike” nga ana e qeverisë, do të vështirësojë edhe më shumë gjendjen.
“Ky trend do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, dhe mjetet e kursyera të qytetarëve sigurisht do të shpenzohen në shpenzime të udhëtimit dhe vizita jashtë Kosovës. Edhe ashtu ekonomia e jonë është sfiduar me një mori faktoresh ekonomik dhe social. Me një normë të lartë inflacionit tani, me një rritje të lartë të normave të interesit ku edhe do bie edhe më tutje fuqia blerëse. E gjithë këtë kur të shtojmë mungesën e politikave të duhura ekonomike të qeverisë, kjo do e vështirësojë edhe më tutje aktivitetin ekonomik”, ka nënvizuar ai.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kollokoqi, nuk është përgjigjur në pyetjet e Nacionales deri tani, për të kuptuar nëse kanë vërejtur rënie të klientëve në lokalet e gastronomisë.
Sa qytetarë udhëtuan jashtë vendit?
Sipas të dhënave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” numri i udhëtarëve pas liberalizimit të vizave është tepër i lartë.
Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara për Nacionalen ka bërë të ditur se në muajin dhjetor 2023, 266 mijë e 498 udhëtarë kanë udhëtuar jashtë vendit.
Ndërsa në muajin janar, pas liberalizimit të vizave, 287 mijë e 205 udhëtarë apo sipas saj, 21.9 për qind më shumë se muajin e njëjtë të vitit të shkuar.
“Dhjetor 2023 266 498 udhëtarë, Janar 2024 287 205 apo 21.9 % më shumë se sa Janar 2023”, ka thënë ajo.
Këtu nuk janë të llogaritur edhe të dhënat nga udhëtimet e qytetarëve përmes mjeteve të tjera të transportit.
Sa paguan kosovarët përmes bankave jashtë vendit?
Nga ana tjetër, për lëvizje të qytetarëve jashtë vendit, tregojnë edhe të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, tërheqjet e klientëve të bankave përmes ATM-ve jashtë vendit gjatë muajit dhjetor 2023 ishte 53.1 milionë euro.
Ndërkaq, pagesat e klientëve të bankave përmes POS-ve (pikave të shitjes) jashtë vendit gjatë muajit dhjetor ishte 37.8 milionë euro.
BQK-ja nuk ka treguar rreth të dhënave për muajin janar 2024, për të kuptuar se ka pasur rritje për shkak të liberalizimit të vizave.