Reagimi i Bahrije Mahmutit
Edhe për ata që janë laik-të pa dijshëm profesionalisht, po të logjikshëm vizuelisht, e thjesht për ta kuptuar nga çdo kush.
F.1(parcela para mbindërtimit) F.2( parcela-rruga e copëtuar pas mbindërtimit)
Unë njohë familje që më shumë se 40 vite janë pengë e planifikimit të rrugëve urbane, dhe ende vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje nga çdo pushtet, sepse kjo është familje me plotë dinjitet e plot respekt për shtet. Po fatkeqësisht në shoqëritë – qeverisjet tona nuk vlerësohet e i jepet mundësi e prioritet atyre që respektojnë rregull e ligj po i ndihmohet e favorizohen ata që keqpërdorin e zhvatin shtetin në çdo cep e shesh të pronës publike.
E ju qytetar të qytetit tim që pronat e juaja “hon e donë” siç thotë një fjalë popullore janë shfrytëzuar “de jure dhe de fakto” si prona publike -rrugë publike, lirisht mund të dilni e ti vendosni pengesat -laurat e mos kalimit, deri sa Luta e ligjvënësit komunal të ju kompensojnë edhe juve sipas qejfeve e nevojave që ju keni, pasi edhe ju jeni qytetar e ‘’jo argat’ të këtij vendi. Pasi për këto vite kjo qeverisje ka vepruar bash sipas qejfeve dhe interesave të veta dhe “të pakë” qytetareve të pa përgjegjshëm e lakmitar -e që kësaj qeverisje po shkon veçse tu ju rrit lakmia e terrpia!
E kjo “haus” ngufatje e ndërtimeve le të rritet në pa kufi e mos po na i ngulfat lakminë e lakmitarëve pushtetar.
Kjo qeverisje-qurulldisje siç e them unë, edhe termet teknike-arkitektonike i ka vu në pikë pyetje të atyre që i kanë shpikur, siç është rasti me termin “Penthous” e nga kontrabanderet “urbanist” ky stil i ndërtimit në qytetin tonë u shndërrua në Haus mbi Haues -Kaos mbi Kaos- Lakmi mbi Lakmi e Hajni mbi Hajni!
Duke kontrabanduar me rregullat e ligjet urbane!
Komuna si mos të konrtabandoj, kur udhëhiqet nga jo koordinatorë sektorial “profesional” po të shndërruar në sekser kriminal, e kjo i shkon për qejfi e interesi kujt tjetër përveçse udhëheqësve e përgjegjësve të komunës!
Unë edhe mund të kam-jam gabuar, por qëllimi gjithmonë ka qenë-është me ndihmuar e jo assesi me hajnu!
Angazhimi im dhe puna për të vu rregull me vendimet, të cilat ju po i keqpërdorni për të çrregulluar çdo zhvillim urban, një ditë do ju kthehet në ankth!
(Skam dyshim se ata që abuzojnë me virtytin, do i pret vuajtja e këtij abuzimi)
Kolegë të mi, që kemi mësuar-studiuar e punuar s’bashku në zhvillimet urbane, si nuk e kam pas idenë se sa kreativ jeni, e me imagjinatë kaq të bujshme-djallëzore për të ideuar krimin urbanistik -vërtet jeni të pa parë me kreativitet në krim!
Qytetar të ndërgjegjshëm e t ‘përgjegjshëm ju betohem se për krejt këtë të keq që po ndodhë në zhvillimet urbane-fajet nuk i ka investitori-qytetari (jam e bindur se ai nuk i di këto mundësi të kontrabandimit) po në mënyrë absolute Institucioni-zyrtari!
Për këtë jam bindur me kohë nga veprimet e kolegëve të mi ‘’kreativ’’, pasi qytetaret nuk udhëhiqen dhe nuk e kanë idenë e djallëzuar siç e kane zyrtarët “zvarranik” të zhvatësve të shtetit!
Këtë jam e gatshme dhe me përgjegjësi me ja dëshmuar!
E ju që jeni hetues ligjor e përgjegjës për të penguar këto keqpërdorime nuk keni shumë për të hetuar por vetëm për të vepruar, se kjo që shihet e kuptohet edhe nga syri e dijenia laike s’ka vend për hetuesi speciale-specifike!
S’jam i dhetare, për të dënuar (me vonesë) “jo përher” këtë krim që po ndodh, por se ju mbani përgjegjësin për të ndëshkuar përherë, për ta parandaluar me kohë që mos bëhet normalitet n’punë e n’jetesë!
E aq më shumë e më e pa arsyeshme mosveprimi juaj, pasi ju jeni struktura më e vlerësuar-paguar (grada e majme-koeficienti më i lartë) në këtë shtet, prandaj keni edhe përgjegjësin më të lart të rregullsisë së këtij shteti. E kur ju s’preventoni e s’veproni me kohë në këtë krim urban s’na mbetet tjetër veç me uru apo me ‘’mallku’’? vazhdu me besu n’Zot e mos me u nënshtru!
Bahrije Mahmuti Beqiri. Ark