Një qytetar ka fotografuar një gjarpër në Parkun e Gërmisë duke gëlltitur prenë e tij, një ketër.
Raste të tilla, jo shpesh janë parë në Kosovë. Gjarpri shihet duke përvetësuar ketrin përmes veprimeve të tij dhe më pas gëlltitur.
Raste të gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë ka pasur edhe më herët, madje është raportuar edhe për shfaqjen e gjarprit helmues Vipera ammodytes.
Lidhur me këtë pati reaguar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
AMMK ka thënë se gjarpërinjtë në Parkun e Gërmisë janë pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.
Sipas tyre në Gërmi janë katër lloje të gjarpërinjve, ndër ta edhe lloji helmues “Vipera ammodytes” (gjarpri i gurit, nepërka) e cila nuk është e rrezikshme deri në momentin që ngacmohet.