Loja politike në këtë situatë ka humbur interesimin çfarë po bëhet në tri komunat veriore të Kosovës.
Edhe në kohë lufte territori mbrohet me çdo kusht dhe shteti nuk lejon të preken interesat shtetërore të saj.
Habit fakti sot kur kemi një pandemi e që e ka kapluar botën , ne sikur ngaherë sillemi me komoditetin e tepruar. Deklaratat e OBSH-së janë të qarta për preventivën por edhe për masat që duhet ti marrin shtetet e që janë strikte për të mos lejuar përhapjen virusit ku përballja me të do të ishte fatale për qytetarët e Kosovës. Shikone Italinë e Spanjën dhe shumë shtete tjera.
Por tani do të vë theksin në tri komunat e pjesës veriore të Kosovës që po lejohet de fakto dhe de jure që të menaxhohet ,veprohet në emër të pandemisë e që është bërë pothuajse me vullnetin e qeverisë së Kosovës nga shtet serb. Gjendjet faktike edhe gjatë historisë kanë treguar se përbëjnë realitete të reja që më vonë vështirë të rikthen dhe pasojat mund të jenë afatgjate. Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se Serbia është ajo e cila për një shekull ka shkelur shqiptarët. Prandaj assesi nuk duhet që masat në emër të pandemisë ti vendos shteti serb në këto pjesë dhe jo vetëm në këto pjesë. Në emër të humanizmit shkatërrohen shtetet dhe qenia e tyre. Andaj sa nuk është bërë vonë duhet reagim i shpejt institucioneve tona dhe kapaciteteve shtetërore.
Rastësisht nuk bëhet asgjë. Në rrethanat historike që kemi kaluar me serbët dhe politika e sotme Serbe paraqet kërcënim për Kosovën e në veçanti pjesën veriore të Kosovës.
Me urgjencë duhet të veprohet dhe të mos lejohet vendosja e rendit dhe rregullit nga Serbia në emër të Pandemisë apo diçka tjetër. Kryeministër mos prit por vepro se nesër bëhet vonë.
Parlamenti duhet të thirret me urgjencë për këtë gjendje të krijuat në tri komunat veriore të Kosovës
Parlamenti duhet të thirret me urgjencë për gjendjen e krijuat në tri komunat Veriore të Kosovës
Ndani këtë artikull