Parlamenti Evropian, pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën më 18 prill. Kjo është kuptuar nga publikimi i agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.
Votimi do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti Thijs Reuten.
Paraprakisht, më 9 mars 2023 Këshilli i Ministrave i BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e konfirmuar se kosovarëve do t’u hiqen vizat nga 1 janari 2024.
Pas votimit në Parlamentin Evropian, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni Evropian, Këshilli të Ministrave dhe Parlamentit Evropian.
Kosovarët do të udhëtojnë në shtetet e Zonës Schengen pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.