By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Parlamenti Evropian: Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Parlamenti Evropian: Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: April 26, 2023 8:03 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfrytëzon ndikimin e saj në Serbi në përpjekje për të ndërhyrë në shtetet fqinje dhe të ndikojë negativisht në orientimin euroatlantik të rajonit.

- Advertisement -

Kjo ndërhyrjes sipas raportit ushtrohet “në Bosnje nëpërmjet Republikës Serbe, në Mal të Zi duke shfrytëzuar ndjenjat pro serbe si dhe Kishën Ortodokse serbe dhe në Kosovë duke shfrytëzuar dhe nxitur mosmarrëveshjet ekzistuese në veriun e Kosovës”.

Rusia, thuhet më tej, ka ende ndikim të dukshëm në Ballkanin Perëndimor, me fuqinë për të ndërhyrë në përpjekjet rajonale për pajtim, integrim dhe reforma drejt demokratizimit.

Në raportin që u mbështet nga 27 përfaqësues në Komisionin për Ndërhyrjet e Huaja, ndërsa pati një votë kundër dhe një abstenim, thuhet mes tjerash se përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, duhet parë si pjesë e një strategjie më të gjerë për të promovuar autoritarizmin në Evropë.

Në raport thuhet se mesazhi pro-rus përhapet përmes mediave në pronësi serbe dhe hungareze në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shprehet shqetësimi me “gjetjet e fundit se Serbia është vendi më i cenueshëm ndaj ndikimit të huaj negativ në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, dhe se Serbia ende nuk ka zbatuar sanksionet kundër Rusisë dhe nuk është harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, raporton Zëri i Amerikës.

Në kundërshtim të qartë me sanksionet perëndimore, Serbia, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është bërë një strehë e sigurt për disa kompani ruse që kërkojnë të shmangin sanksionet e vendosura nga BE-ja, thuhet në raport në cilin theksohet se që nga korriku i vitit 2022 zyrat e RT (ish Russia Today) janë hapur në Beograd dhe ka nisur shërbimin e lajmeve në internet edhe në serbisht.

Komiteti “dënon veçanërisht ashpër hapjen e një zyre të RT-së në Beograd dhe hapjen e shërbimit të saj të lajmeve në internet në serbisht, duke lejuar kështu këtë aktor malinj të përhapë dezinformatat e tij në të gjithë rajonin”, ndërsa kërkon, që “autoritetet serbe që të harmonizohen me vendimin e Këshillit Evropian për pezullimin e veprimtarive të transmetimit” të mediave ruse Sputnik dhe RT.

Raporti vë re se Ballkani Perëndimor është një zonë e konkurrencës strategjike dhe gjeopolitike dhe disa nga vendet e tij janë të prira drejt destabilizimit, duke kërcënuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kontinentit. Vendet e treta thuhet më tej “po i shfrytëzojnë këto dobësi, duke përfshirë investimet strategjike dhe fushatat dezinformuese, duke pasur parasysh se siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e vendeve që synojnë anëtarësimin në BE janë të lidhura ngushtë me sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të vetë Bashkimit Evropian”.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Ndonëse synon integrimin në BE, ajo ruan lidhje të ngushta me Rusinë, në radhë të parë për shkak mbështetjes së Kremlinit për refuzimin e Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pamje dramatike të ushtarëve të FSK-së, të cilët kryen ushtrimin e radhës
Mot shumë i nxehtë sot, nesër pritet rrebesh shiu me bubullima dhe ulje e temperaturave
Të shtunën në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor
Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik
Tregimet e Muhamet Halilit në pikëvështrim të lexuesit kritik
Artikulli i mëparshëm Drejtoria e Arsimit në Gjilan, promovon profilet profesionale të Shkollës “Sahit Baftiu” – Agrobiznes
Artikulli tjetër Grupmoshat U17: Gjilani e fiton ndeshjen në tavolinë, Drita humb në shtëpi

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.