Senati i Universitetit nuk aprovoi kërkesën e studentëve për afatin e nëntorit të mbahet me 2 provime dhe të vlejë për kusht. Kjo u konsiderua shkelje nga ana e senatorëve, mirëpo studentët u revoltuan duke protestuar se kjo nuk është shkelja e vetme në Universitet, kjo është pak dhe nuk duan manovra në emër të cilësisë.
Pankartat e shënuara tregojnë një formë revolucioni nga ana e studentëve sepse ishin të përfshirë së bashku, pa dallime dhe të organizuar në formën më të mirë të mundshme në kërkesat e tyre.
Nga informatat prej studentëve kuptuam se ndjehen të injoruar nga Senatorët që do duhej të ishin pro studentëve.
Konsideruan të turpshme injorimin e ftesës për ballafaqim me ta, andaj formën më të duhur e konsideruan protestën për të përçuar mesazhin në menaxhment.
Disa nga pankartat ishin :
• Dije, jo manovra
• Mendjen te akademia, kështu nuk rritet cilësia!
• Gojën plotë cilësi, për ranglista kush mban përgjegjësi?!
• Bursitat për Nëntor!
• Cilësia s’matet me nëntor.
• Kanunin kanun, punën hiç kërkun!
Nga komunikimet që kemi patur, na kanë lutur për protesta të qeta për cka u kemi thënë se në asnjë rrethanë nuk lejojmë degradim të revoltës mirëpo tash e tre ditë që po përpiqemi të gjejmë zgjidhje, injorohemi!
Ndoshta sepse ishim shumë të qetë!!!
Të vendosur u zotuam se do jemi deri në fund për mbrojtje të Universitetit dhe shpirtit të tij – studentit.
Nëntori është fillimi, Cilësia është Synimi!
Parlamenti Studentor
Dritor Mehmeti- Kryetar