Të dashur Studentë,
Kemi kënaqësin të ju ftojmë në shënimin e përbashkët të organizimit ‘Të pastrojmë Kosovën’ ku ne si studentë dhe si pjesa më e çmuar e shoqërisë do të jemi aty.
Në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Njësin për Rini, ne do përfaqësojmë së pari vetveten, kulturën e pastaj UKZ-në.
Të gjitha materialet e nevojshme si dorëzat, maicat, transporti i siguruar nga FSK dhe paisjet e nevojshme do sigurohen nga autoritetet lokale dhe me ne të pranishëm në këtë organizim poashtu do jenë policia, FSK dhe shkollat e mesme.
Të tregojmë kulturën tonë, të dalim bashkarisht në formë masovike të shtunën, më 15.09.2018 ora 09:00 përballë Teatrit.
Me respekt, Parlamenti Studentor
Kryetar: Adrian BAJRAMI