Kuvendi komunal i Gjilanit, sot ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2024 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026.
PDK, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se projektet e propozuara nga ana e tyre tanimë janë futur në buxhetin e vitit 2024.
Shkrimi i plotë:
Projektet në vlerë prej 1.7 milion euro dhe të gjitha propozimet e PDK-së futen në buxhetin e vitit 2024
Miratimi i buxhetit nga Kuvendi Komunal u votua me të gjtha propozimet e bëra nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes Bujar Nevzadit shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal.
Ne si PDK nuk lejuam asnjë projekt i këtij viti të largohet nga agjenda e investimeve në komunën e Gjilanit, pavarësisht një keq planifikimi dhe draft propozimi të buxhetit nga VV, e cila asnjë nga projektet e dështuara që të realizohen këtë vit, nuk e kishin planifikuar fare në buxhetin e vitit rë ardhshëm, e këto projekte janë:
– Ndërtimi i Ambulantës në fshatin Uglarë, 102 mijë euro.
– Rregullimi i kanalizimeve më fshatin Bresalc dhe fshatrat për rreth, 355 mijë euro
– Rregullimi i trotuarit në rrugën kryesore për fshatin Malishevë dhe Përlepnicë 108 mijë euro
– Shpimi i puseve dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në zonën Verilindore të qytetit, 160 mijë euro
– Aneksi i objektit për zjarrfiksat, 100 mijë euro
– Pastrimi i lumit në fshatin Malishevë, 100 mijë euro, prej mallrave dhe shërbimeve.
Përveq këtyre projekteve, me kërkesën dhe insistimin e PDK-së, janë hy në buxhet edhe tri projekte të reja që planifikohet të realizohen në vitin 2024, e ato janë;
1. Ndërtimi i rrugës dhe infrastrukturës përcjellëse për projektin e varrezave të reja të qytetit, 320 mijë euro.
2. Asfaltimi i rrugës Malishevë Vërbicë e Kmetocit, 340 mijë euro.
3. Hartimi i hartave zonale në qytetin e Gjilanit, 100 mijë euro.
PDK është e përcaktuar për të kontribuar në vendimarrjen e drejtë në Kuvendin Komunal. Ne do të kundërshtojmë diskriminimin në planifikim të investimeve dhe selektimin në vendimarrjen komunale.