PDK-Dega në Gjilan ka analizuar dokumentacionin e ofruar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM), respektivisht Rregulloren e re mbi Taksat Administrative të propozuar nga qeverisja komunale e VV-së, për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifen për rritje të densitetit në infrastrukturë, e cila ishte në rend dite në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.
Pas shqyrtimit të kujdesshëm të dokumentacionit të ofruar nga DUPMM, shifet se për llogaritja e të dhënave nuk është në përputhje me realitetin dhe se brenda saj shifen manipulime të qëllimta, vetëm e vetëm që të arrihet synimi i ngritjes së taksave përkatëse dhe atë në përqindje tepër të lartë.
Ftojmë DUPMM që të rishikojë materialin përkatës dhe të bëjë korigjimin e duhur në harmoni me gjendjen faktike, por edhe duke i sygjeruar që të përfillen hapat dhe procedurat para se të dërgohet për aprovim në Kuvendin Komunal. Poashtu, paralajmërojmë dhe ftojmë Kryetarin e Komunës që të reflektojë dhe të marr masa që kjo drejtori të respektoj ligjet në fuqi, sepse pasojat do të jenë vështirë të riparueshme.