Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, si subjekt politik që garon në këto zgjedhje lokale me kandidatët më ambicioz dhe të shkëlqyer dhe me bartësin e listës, njëherit Kryetarin e degës MSc. Skender Berisha, ofrojnë mundësinë e artë që deri më tani asnjëra nga subjektet tjera nuk ofruan deri më tani.
Fshatrat që po shpopullohen në mungesë të përspektivës dhe investimet kapitale në proporcion të asaj se ku janë lëvizjet më të mëdha të popullsisë, hapja e mundësive të reja për investime nga qytetarët që jetonë në diasporë duke i’u dhënë infrasktrukturë rrugore, ujë të pijshëm dhe kanalizim, të cilat janë baza e investimit për një ide të re, më pas duke i dhënë edhe mbështetjen si Komunë, dhe më pas të ngritet edhe mirëqenia e banorëve në viset rurale të Komunës së Gjilanit.
Banorët vazhdimisht kanë kërkesa nga më të ndryshmet, por duhet theksuar se jetesa në Komunën e Gjilanit respektivisht në fshatrat e saj është në nivelin më të ulët të mundshëm.
Kur vie puna e qështjes së punësimit duhet lëvizur pak me prioritetet dhe angazhimin e qytetarëve në krahasim me qytetin.
Banorët e fshatrave dhe qytetit sipas ligjit janë të barabartë në të gjitha fushat.
Por, Komuna duhet lëvizur pak edhe në drejtimin e investimit strategjik afatmesëm dhe afatgjatë, duke i’u dhënë mundësi më tepër qytetarëve që jetojnë në fshatra, por në të njejtën kohë edhe duke i’u ofruar më tepër alternativa në ndryshimin e rutinës monotone (mbrëmje të ndryshme me aktivitete, kuize nga më të ndryshmet, aktivitete sportive, të diturisë, kurse pa pagesë në nivele të ndryshme dhe në drejtime të ndryshme, mundësi të forcimit dhe rritjes profesionale nga lëmi të ndryshme nëpërmjet zyrës së punësimit apo edhe të tjera, aksioneve të ndryshme dhe më të shpeshta për mbledhje dhe pastrim të ambientit duke e shtyrë qytetarin t’a mendojë se edhe ky vend është i bukur dhe i shenjtë për të gjithë që jetojmë ketu,
Msc.Skender Berisha
Kryetar i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan
Bartës i Listës në zgjedhjet lokale 17 tetor 2021