Zijadin Memini përmes një postimi në facebook ka njoftuar kandidaturën per deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ja postimi i tij:
Unë Zijadin Memini – ZICO, jam futur në garën elektorale, kandidat për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës!
Rrethanat bënë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por, ju siguroj që vota për Partia Euroatlantike e Kosovës është veprimi më i mençur për të vazhduar në drejtimin e duhur dhe për të ecur së bashku me ju drejt objektivit të transformimit rrënjësor të jetës dhe politikbërjes në Kosovë.
Pse them kështu?
Besoj se ne sot jemi në kushtet kur mund të kërkojmë me kokën lart mbështetjen tuaj, pasi jemi të bindur që, pavarësisht problemeve të mëdha që po na përcjellin të gjithëve e që ende kërkojnë zgjidhje, ne me duart e pastra, do ta bëjmë më së miri!
Siç e dini Milaim Zeka ka qenë opozita brenda pozitës, dhe kjo domosdoshmërisht ju jep sigurinë se PEK-u, do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Me shpresë jemi ushqyer mjaft! Këtu bëhet dhe dallimi nga dëshpërimi i së shkuarës, tek përmirësimi i së ardhmes.
Dëshmia më e mirë për ta kërkuar votën nga ju, është puna, korrektësia, ndershmëria dhe suksesi im prej gati tre dekadash në kulturën shqiptare në përgjithësi…
Reforma të mëdha me Partinë Euroatlantike të Kosovës për të vendosur bazën e një shteti normal dhe dinjitoz, po vijnë!
#NdryshimiKaNjeEmer #PEK