Partia Socialiste e Francës kërkon pezullimin e kontratës për shitjen e “Rafala” Serbisë.
Partia Socialiste e Francës ka reaguar me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Francës dhe Serbisë për blerjen e aeroplanëve “Rafale” se shpreh keqardhje për mungesën e plotë të konsultimeve parlamentare, duke thënë se Serbia “jo vetëm që është në aleancë me Rusinë, por udhëheq një politikë sistematike destabilizimi në Ballkanin Perëndimor”.
Me rastin e vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili nënshkroi një kontratë rreth tre miliardë euro me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dorëzimin e 12 aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së fundit, Partia Socialiste i bëri thirrje presidentit të Francës të dorëzojë në Parlament kontratën e kësaj shitjeje dhe ta pezullojë ndërkohë që parametrat e përdorimit të Rafaleve dhe kontrolli demokratik i tyre nuk janë regjistruar, garantuar dhe të monitoruar paraprakisht nga marrëveshja e mbrojtjes, shkruan N1, transmeton Telegrafi.
Socialistët francezë kujtojnë ngjarjet në Banjskë për të cilat, siç thonë ata në një deklaratë, në Serbi nuk u dënuan përgjegjësit, njohja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të dhjetorit, të cilat sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it ishin të vjedhura, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur përmbajtjen e rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë dhe mohimin inkurajues, ngjarje që promovojnë mitin e “Serbisë së Madhe”, siç është “Kuvendi Gjithëserb”; përafrimi sistematik me qëndrimin politik hungarez që refuzon zbatimin e politikës evropiane të sanksioneve kundër Rusisë dhe, siç theksohet, refuzimin për të “kryer një hetim mbi qindra kufoma të gjetura pranë aeroportit ushtarak të Batajnicës, ku supozohet se do të aterojnë Rafalet”.
Në këtë kontekst, Partia Socialiste jo vetëm, siç thonë ata, nuk e kupton justifikimin e Francës, e cila konfirmon se ky traktat do të bashkojë Serbinë me Evropën, por shpreh edhe solidaritetin e saj me shqetësimet e shprehura nga forcat demokratike dhe shoqëria civile në rajon.
“Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka frikë se në nivel kombëtar kjo marrëveshje do t’i japë fund çdo pretendimi që është bërë që nga viti 2019 për rikthimin e ndikimit të Francës në Ballkan dhe në nivel evropian diskrediton perspektivat për integrimin evropian dhe dekurajon më tej reformat dhe forcat demokratike në Serbi nën sundimin autokratik të presidentit Aleksandar Vuçiqit”, thuhet më tutje në reagim.
Ndryshe, gazeta më e madhe franceze, Le Monde kishte raportuar se presidenti francez nuk ka folur në asnjë moment për nxitjen e trazirave në Kosovë nga homologu i tij serb.