Duke parë se është e vështirë të zgjidhet një president nga subjektet politike dhe kohës së përfundimit të afatit kushtetues për zgjehdjen e presidentit, profesori e doktori i shkencave juridike Nehat Idrizi, ka shpallur kandidaturën për president si kandidatë apolitik.
Thuajse është ky i vetmi kandidat apolitik i cili ka paraqitur kandidaturën për president, derisa sa subjektet politike të përfaqësuesara në Kuvend, vazhdojnë me pretendimet se u takon atyre kjo pozitë. LDK, PDK e AAK-së.
Nga ana tjetër derisa ata nuk po munden të arrijnë ndonjë konsensus apo emër për president, kandidati apolitik Nehat Idrizi për kandidaturën e tij i ka njoftuar zyrtarisht edhe thuajse të gjitha subjektet politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nëpërmjet një shkrese.
E për këtë kandidaturë apolitike e konsensuale janë të njoftuar tashmë edhe ambasada t të cilat janë në vendin tonë e disa nga të cilat i janë përkrahje zgjedhjes së një presidenti apolitik e konsensual.
Por “Syri.net” mëson se shpallja e kandidaturës nga Nehat Idrizi, si duket nuk është pritur mirë nga disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike.
Në letrën e kandidatit për president Nehat Idrizi, dërguar subjekteve politike, informon ata për kandidaturën e tij për president të Republikës së Kosovës, si një kandidat apolitik.
E njëpërmjet kësaj letre Nehat Idrizi ka kërkuar nga mbështetjen e subjekteve politik për kandidaturën e tij.
“Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një president apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij dërguar kryetarit të LV-së, atij të LDK-së, PDK-së. Listës Sërbe, NISMA-AKR-së e tjerave.
Derisa Nehat Idrizi larg syrit të mediave po vazhdon takimet me zyrtar të institucioneve të ndryshme vendëse e ndërkombëtare.
Por deri tash nuk dihet se a i është kthyer ndonjë përgjigje në letrën të cilën u kishte dërguar subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend për mbështetje drejt ngjitjes në presidencë.
Ashtu sikur Nehat Idrizi, edhe krerët e subjeketeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, Enver Hoxhaj i PDK-së Goran Rakiq i listës Sërbe, Endrit Shala nga Nisma e Albulena Haxhiu nga LV-ja, nuk janë përgjigjrur për “Syri.net”, lidhur me mbështetjen e kërkuar nga kandidati i parvarur, pasi që siq po shihet subjektet politike nuk po arrijnë ndonjë konsesnsus për emrin e presidentit.
Derisa presidenti Hashim Thaçi ishte dorëhequr me 5 nëntor pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht funksionin e ushtrueses së detyrës të Presidentes së Kosovës.
Si ushtrues e detyrës Kushtetuta e Kosovës parasheh që “Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”, në këtë rast nga Vjosa Osmani “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.