Imami i dënuar për terrorizëm, Zekirija Qazimi, është liruar nga burgu pas një dekade të kaluar prapa grilave.
Ai u lirua të mërkurën, duke përfunduar dënimin e tij 10-vjeçar që iu dha nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Qazimi ishte dënuar për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme dhe akuzohej për dy vepra penale: rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Pas lirimit, Qazimi mbajti një fjalim para qytetarëve, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjatë kohës së tij si imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, ai kishte publikuar ligjërata edhe në kanalin e tij në YouTube, ku shpesh ndanin mesazhe të forta dhe kontroverse.
Në njërin prej tyre, ai kishte deklaruar se “pija më e mirë për myslimanin është gjaku i jobesimtarit”.
Në të njëjtin rast me Qazimin, edhe gjashtë persona të tjerë u dënuan, duke marrë së bashku një total prej 42 vitesh burgim./Telegrafi