Fotografi i njohur Arian Mavriqi ka arritur të kapë një moment të jashtëzakonshëm pas 12 vitesh pritje dhe përkushtimi – fotografimin e një ujku të rrallë në Kamenicë.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mavriqi ndau me ndjekësit e tij përvojën e jashtëzakonshme të këtij momenti, ku ai pati fatin të fotografojë ujkun, një krijesë tejet e vështirë për t’u kapur në natyrë.
Në statusin e tij, ai shkruan:
Njerez të dashtun, 12 vjet pune mu desht me prite me i bo keto foto te Ujkut! Dhe sot deri diku ja dola, edhe pse pretendoj akoma ma mire ne te ardhmen. Orët e hershme të mjesit më sollën këtë befasi, që e kam pritë kohë të gjatë. Ishte nje individ i vetëm, dhe shumë frikësohej, megjithatë në disa momente ndalej duke ma mundësuar që ti shkrepë disa fotografi, e per keto foto dua ti shpreh mirënjohje edhe ksaj krijese te mrekullueshme.
Ujku (Canis lupus), Komuna e Kamenicës, Kosovë.
Kjo fotografi e ujkut, një nga krijesat më të pakta dhe misterioze të natyrës së egër në Kosovë, shënon një sukses të madh në karrierën e Mavriqit dhe një arritje të veçantë për dokumentimin e jetës së egër në vend.